Home LAJME Avdyli: Na duhet vetëm unitet për sovranitet e reciprocitet

Avdyli: Na duhet vetëm unitet për sovranitet e reciprocitet

0
Avdyli: Na duhet vetëm unitet për sovranitet e reciprocitet

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje nga Lista GUXO, Haxhi Avdyli, ka reaguar pas situatës së krijuar dje si shkak i masës së reciprocitetit të targave të Kosovës ndaj Serbisë.

Ai tha se nga dje, të gjithë duhet të jenë unik, për Kosovën e kufijtë e saj.

“Unik për djemtë tanë të rreshtuar në mbrojtje të kufijve. S’ka nevojë as portalet e as opinionistët e më së paku politikanët tua mbajnë gajlen atyre që qytetarëve tanë për 10 vite ua kanë nxi jetën me tabela Proba”, ka shkruar Avdyli në llogarinë e tij në Facebook.

Tutje, ai thotë se Serbia e ka të thjesht zgjedhjen, pasi që sipas tij, nëse Serbia i lë makinat me targa RKS të hyjnë në Serbi, atëherë edhe Kosova do t’i lejojë makinat me targa SRB që të hyjnë në Kosovë.

“Hiqen tabelat tona hiqen të tyre. Reciprociteti ka qindra vite që rregullon marrëdhëniet mes shteteve e popujve në boten demokratike”, ka thënë ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here