Home LAJME Rrahje për pronë në mes familjarëve në fshatin Javor të Suharekës, njërit i gjendet armë, arrestohet nga policia

Rrahje për pronë në mes familjarëve në fshatin Javor të Suharekës, njërit i gjendet armë, arrestohet nga policia

0
Rrahje për pronë në mes familjarëve në fshatin Javor të Suharekës, njërit i gjendet armë, arrestohet nga policia

Policia në Suharekë në një komunikatë për media ka njoftuar se kishte pranuar një informacion se në fshatin Jaovor te Suharekës, është duke ndodhur një rrahje ku janë te përfshirë anëtarët e një familje.

Te dyshuarit kanë marr ndihmën mjekësore ne QKMF ne Suharekë dhe sipas raportit mjekësorë kanë lëndime të lehta trupore dhe janë liruar ne shtëpi.

Veprimet policore ishin të menjëhershme, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë kontaktuar te dyshuarin SH.G m/sh i lindur me 1974 ,i cili ka deklarua se për shkak të një mosmarrëveshje rreth pronës se përbashkët ka ardhur edhe deri te përleshja mes tyre. I dyshuari është shoqëruar ne stacionin policor ,ndërsa personat tjerët janë larguar ne drejtim te pa njohur pasi qe te njëjtit jetojnë ne Prizren. Viktima D G m/sh i lindur me 1935 ka deklarua se i dyshuari SH.G posedon një armë.

Policia ka identifikuar personat e dyshuar të këtij rasti e cilët janë:
Y G. i lindur në vitin 1963
N. G. i lindur në vitin 1976 dhe
A.G, i lindur në vitin 1997

Në lidhje me këtë rast hetuesit policorë në Suharekë, në konsultim me prokurorin e shtetit është marr vendim qe i dyshuari SH.G ndalohet për 6 orë .
Njësiti i hetimeve ka arritur ti shoqëroj ne stacionin policor dhe ti intervistoj te gjithë personat e përfshirë në rast dhe gjatë hetimeve preliminare është arritur te vërtetohet se motivi i këtij rasti është prona e përbashkët. Gjatë përleshjes i dyshuari SH.G e ka pas një armë zjarri Pistoletë, gjë qe e ka pranuar edhe vullnetarisht ka pranuar ta dorëzoj.(Arma nuk është përdor)

Pistoletë e tipit VZOR -50 me nr. serik C83996 kal. 7.65 mm,
Një karikator si dhe tetë (8) copë fishek kal.7.65 mm.

Ne konsultimit me Prokurorin Shtetit rasti shkon në procedurë të rregullt. Me raste është duke u marr hetuesit e stacionit policor ne Suharekë, thuhet në njoftim/

Bashkangjitur do te gjeni fotot.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here