Ditën e sotme Policia në Skënderaj nuk ka lejuar një makinë me targa të Serbisë të kalojë në territorin e Kosovës pa ndërruar targat.
Kjo shihet edhe në pamjet e dërguara në adresë të “Gazeta Blic”, ku vozitja është detyruar nga Policia e Kosovës të largojë targat dhe të vendosë targat e përkohshme.Autoritetet kosovare kanë nisur dje aplikimin e masës së reciprocitetit për targat e automjeteve nga Serbia.
