Home LAJME Ministria e Brendshme kërkon nga qytetarët t’i shmangin pikat kufitare në Bërnjak dhe Jarinjë të Mitrovicës

Ministria e Brendshme kërkon nga qytetarët t’i shmangin pikat kufitare në Bërnjak dhe Jarinjë të Mitrovicës

0
Ministria e Brendshme kërkon nga qytetarët t’i shmangin pikat kufitare në Bërnjak dhe Jarinjë të Mitrovicës

Ministria e Punëve të Brendshme, përmes një njoftimi ka kërkuar nga qytetarët që ta shmangin pikën kufitare në Bërnjak dhe Jarinjë të Mitrovicës, për shkak shkak të pengesave të mundshme që mund të paraqiten në rrugë, raporton Gazeta Blic.Në njoftimin e ministrisë, thuhet se nëse ndonjë qytetarë planifikon t’i shfrytëzojnë këto dy pika kufitare, ta bëjnë një gjë të tillë nëpër pikat tjera.

Njoftimi i plotë:

Njoftim për qytetarë
Prishtinë20.09.2021
Ministria e Punëve të Brendshme i njofton qytetarët të cilët planifikojnë të shfrytëzojnë pikat kufitare në Bërnjak dhe Jarinjë të Mitrovicës, që të shfrytëzojnë pikat tjera kufitare për qarkullim, për shkak të pengesave të mundshme që mund të paraqiten në rrugë.

Njëkohësisht, njoftojmë qytetarët të cilët qarkullojnë në dalje nga Republika e Kosovës në drejtim të Serbisë, se mund të shfrytëzojnë targat e Serbisë, por se në hyrje dhe qarkullim brenda Republikës së Kosovës duhet që të pajisen me targa të përkohshme të Republikës së Kosovës, sipas vendimit të sotshëm të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here