Komuna e Prizrenit në faqen e saj zyrtare ka njoftuar se të gjithë familjet në nevojë që jetojnë në qira se që nga java e ardhshme mund të aplikojnë për të përfituar nga Programi për Banim të Përkohshëm Social.
Aplikimi bëhet duke mbushur formularin për aplikim dhe duke e dorëzuar atë në sportelet e administratës komunale.
Afati për aplikim fillon nga data 20.09.2021 deri më 01.10.2021.
Pas përfundimit të afatit (prej 10 ditë), komisioni do të bëjë vlerësimin dhe shqyrtimin e aplikacioneve.
Formularin për aplikim mund ta shkarkoni këtu: https://kk.rks-gov.net/…/Formular-per-Aplikim-per-Banim…