Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar sot se ditën e dielë me datë 29 nëmtor 2020, do të ketë ndërpreje të përkohshme të qarkullimit të automjeteve në rrugën Prizren -Gjakovë deri më 15 nëntor 2020.
Njoftimi i plotë:
“Njoftojmë qytetarët se të dielën (11 nëntor-15 dhjetor 2020), do te ketë ndërpreje të përkohshme të qarkullimit të automjeteve në rrugen Prizren-Gjakovë (Hyrja në Qytetin e Prizrenit). Për arsye të angazhimit të makinerisë dhe sipërfaqes se madhe të punëve në trupin e rruges egzistuese, si dhe në anën tjetër fluksin e madh të qarkullimit të automjeteve në këtë rrugë, për masa sigurie në punishte dhe që mos të vie deri te pengesat në ekzekutimin e punimeve dhe duke mbrojtur standardet dhe kualitetin e punimeve, do të bëhet ndërprerja e qarkullimit në rrugën Prizren-Gjakovë (Hyrja në Qytetin e Prizrenit) nga data 30.11.2020-15.12.2020.
Ministria e Infrastrukturës, kërkon nga qytetarët mirëkuptim”, thuhet në këtë njoftim.