Home LAJME Zafir Berisha premton zhbllokimin e tranzitit të ri

Zafir Berisha premton zhbllokimin e tranzitit të ri

0
Zafir Berisha premton zhbllokimin e tranzitit të ri

Kandidati për kryetar të komunës nga radhët e Nisma Socialdemokrate në Prizren, Zafir Berisha, ka premtuar se gjatë mandatit qeverisës në rast se do ta merr besim e qytetarëve ndër prioritetet e para do të jetë zhbllokimi i transitit të ri dhe ndërtimi i rrugës që lidhet me daljen veriore të autostradës.

Berisha gjithashtu ka lisuar disa nga objektivat e tij për katër vitet e ardhshme:

● Ndërtimi i “Portës Triumfale” në hyrje të Prizrenit nga drejtimi I Kukësit, për të kujtuar largimin e mbi 500,000 qytetarëve nga gjenocidi serb, kthimin e tyre dhe luftën titanike të UÇK -së, si dhe aleancën me NATO-n).

● Përfundimi i parkut të biznesit prej 84 hektarësh në zonën katastrale Korishë-Lubizhdë.

● Ndërtimi i poligonit për trajnimin e kandidatëve nga autoshkollat si dhe garat sportive në motorsport në zonën katastrale Gjonaj-Zym, në një sipërfaqe prej 3 hektarësh.

● Ndërtimi i dy parkingjeve në pjesën qendrore të qytetit, në përputhje me ligjin për Partneritet Publiko-Privat (përballë objektit të administratës komunale dhe në Marash).

● Ndërtimi i impiantit të ujërave të zeza në fshatin Nashec-Tupec.

● Zhbllokimi i transitit të ri dhe ndërtimi i rrugës që lidhet me daljen veriore të autostradës.

● Shtimi i kapaciteteve të ujit të pijes në qytet si dhe fshatrat: Zhur, Billushë, Hoqë e Qytetit, Vlashnje, Kobaj, Atmaxhë, etj.

● Hapja dhe rregullimi i rrugëve për të mbështetur
turizmin malor (Kabash, Pashtrik, Vërri dhe në
bjeshkët e Zhurit dhe Vërmicës.

● Ndërtimi i teleferikut (skiliftit) në kalanë e Prizrenit.

● Ndërtimi i rrugës që lidh lagjen “Bajram Curri” me fshatin Kobaj.

● Ndërtimi i rrugës nga Kulla e Hoqës në Poslisht.

● Ndërtimi i rrugës nga Billusha që lidhet me magjistralen Zhur-Dragash.

● Funksionalizimi i urës mbi lumbardh dhe hapjen e rrugës që lidh lagjen Tusuz me lagjen “Bajram Curri”.

● Ndërtimi i një ure që lidh Hasin me Anadrinin.

● Rregullimi i rrjetit rrugor, vendosja e semaforëve në udhëkryqe si dhe pajisja e të gjitha rrugëve me sinjalistikë.

● Vendosja e ndriçimit në të gjitha rrugët e komunës, duke përdorur teknologji të reja dhe efikase në përputhje me standardet europiane.

● Vendosja e kamerave të sigurisë për të vëzhguar situatën e sigurisë në komunën e Prizrenit.

● Ndërtimi i shkollës së muzikës si dhe ndërtimi idy çerdheve dhe tereneve sportive në të gjitha shkollat.

● Aplikimi i shërbimit mjekësor stomotogjik në të gjitha shkollat e nivelit parauniversitar.

● Shërbim pedagogjiko-psikologjik në të gjitha shkollat e nivelit parauniversitar.

● Hartimi politikave dhe rishikimi i aktiviteteve në lëndën e edukatës fizike si dhe masovizimin e sportit në shkolla.

● Përfundimi i pishinës olimpike si dhe ndërtimi i një palestre të re sportive për të krijuar hapësira të mjaftueshme për sportet kolektive dhe individuale.

● Ndërtimi i një kompleksi të fushave të futbollit për organizime të turneve mbarëkombëtar.

● Ndërtimi i arenës në fshatin Lez, për organizimin e manifestimit tradicional ndërkombëtar në sportin mundjes (pehlivana).

● Eleminimi i të gjitha deponive të mbeturinave në komunën tonë.

● Shndërrimi i Prizrenit në një qytet ekologjik, duke krijuar një ndërmarrje publike (në përputhje me ligjin për vetëqeverisje lokale), e cila do të kujdeset vetëm për mirëmbajten dhe gjelbrimin e qytetit.

● Funksionalizimi i Shtëpisë së Kulturës në Zhur, Hoqë e Qytetit dhe Lubizhdë.

● Shërbime falas në transportin urban për pensionistë, shkruan Berisha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here