Ish-ministri i Drejtësisë, Selim Selimi thotë se nëse Kosova refuzon projektin për sjelljen e gazit në Kosovë do të thotë se është kundër ShBA-së.
Selimi i ka bërë thirrje që të mos refuzojnë projektin në fjalë.
“Pozicioni ynë si kontribues në politikën globale të SHBA-së vjen me vendosmërinë tonë për të qenë besnikë dhe politikisht aktivë ndaj vlerave që të dy vendet tona përqafojnë. Nëse refuzojmë tubacionin e gazit do të thotë se jemi kundër SHBA-së. Unë i bëj thirrje qeverisë sime që të përmbahet nga çdo akt refuzimi”, ka shkruar ai.
Ndërkaq, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Republika e Kosovës, sa i përket aspektit gjeopolitik, Kosova nuk ka rrugëdalje tjetër, përpos që të bashkëpunojë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për çështjen e projektit për gazsjellësin. Kështu është përgjigjur e para e shtetit për DeutcheËelle kur është pyetur se pse ka refuzim nga ana e Kosovës për një iniciativë të tillë që ka përkrahjen amerikane.