Home LAJME Kurti: Në takimin me Lajçakun e ripohova angazhimin e Kosovës për fqinjësi të mirë

Kurti: Në takimin me Lajçakun e ripohova angazhimin e Kosovës për fqinjësi të mirë

0
Kurti: Në takimin me Lajçakun e ripohova angazhimin e Kosovës për fqinjësi të mirë

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se në takimin e kësaj pasdite që pati me emisarin e BE-së Miroslav Lajçak e ka konfirmuar se Kosova mbetet e angazhuar për marrëdhënie të mira fqinjësore.

“Pas takimit tonë të së mërkurës, këtë pasdite pata një takim me Miroslav Lajçak para nisjes për në Shkup. Kam ripohuar angazhimin e Kosovës për marrëdhënie të mira fqinjësore dhe për perspektivën e përbashkët europiane të rajonit”, ka shkruar Kurti, njofton Klan Kosova.

Më herët në një konferencë për media, Lajçak ka thënë se e rëndësishme është që dialogu mes Kosovës dhe Serbisë të vazhdojë derisa për datën e takimit të ardhshëm njoftoi se do të caktohet pasi të flasë edhe me palën serbe.

Ai do të shkojë në Beograd të hënën dhe të martën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here