Home LAJME MPB e gatshme me targa “prova” në rast se Qeveria merr vendim për reciprocitetin me Serbinë

MPB e gatshme me targa “prova” në rast se Qeveria merr vendim për reciprocitetin me Serbinë

0
MPB e gatshme me targa “prova” në rast se Qeveria merr vendim për reciprocitetin me Serbinë

Marrëveshja e përkohshme për targa ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka përfunduar dje.

Edhepse Qeveria ka paralajmëruar se do të marr vendim për vendosjen e reciprocitetit me targa me Serbinë, deri më tani nga ekzekutivi nuk janë deklaruar lidhur me këtë çështje.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovë, për Front Online, kanë deklaruar se se janë të përgatitur në rast se Qeveria e Kosovës e vendos reciprocitetin me Serbinë.

“Për zbatim të reciprocitetit me Serbinë, targa Provuese kemi mjaftueshëm”, thuhet në përgjigjen e MPB-së, për Front Online.

Lidhur me vendosjen e reciprocitetit, dje portali Front Online, ka raportuar se shqiptarët e Luginës së Preshevës i kanë shkruajtur letër kryeministrit Kurti, për t’i përjashtuar nga vendimi për reciprocitet, pasi që siç kanë thënë ata shqiptarëve të luginës do të i’u krijohen vështirësi në qarkullim.
220 automjete nuk i kanë ndërruar targat nga KS në RKS

Pas pavarësisë së Kosovës, autoritetet në Prishtinë kanë ndërruar me ligj targat e automjeteve duke i zëvendësuar ato të UNMIK-ut (KS) në të Republikës së Kosovës (RKS).

Por, pas një marrëveshje ndërmjet dy shteteve, Serbisë dhe Kosovës, për lëvizjen e lirë, u mundësua përdorimi i targave të vjetra edhe për një periudhë të caktuar kohore.

Por sipas vendimit të ri të MPB-së, pronarët e automjeteve në Kosovë obligohen t’i shndërrojnë targat KS me ato RKS.

“Të gjithë pronarët e mjeteve që posedojnë targa KS me rastin e vazhdimit të regjistrimit të mjetit, obligohen që targat KS t’i ndërrojnë me targa RKS, sipas procedurave për vazhdimin e regjistrimit të mjetit dhe duke u bazuar në vendimin Nr.012/2020 të datës 10.01.2020 për caktimin e tarifave”, thuhet në njoftim.

Nga MPB-ja, lidhur me këtë për Front Online, kanë thënë se janë edhe 220 automjete aktive me targa KS.

“Nga të dhënat e sistemit për Regjistrimin e Automjeteve janë edhe 220 automjeteve aktive me targa KS”, thuhet në përgjigjen e MPB-së, për Front Online.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here