Home LAJME 2,845 viktima nga COVID-19 në Kosovë që nga fillimi i pandemisë

2,845 viktima nga COVID-19 në Kosovë që nga fillimi i pandemisë

0
2,845 viktima nga COVID-19 në Kosovë që nga fillimi i pandemisë

Pandemia ka goditur të gjithë botën dhe ia ka marrë jetën shumë njerëzve. Në Kosovë rastet e para u shënuar më 13 mars e prej atëherë mbi 150 mijë persona kanë rezultuar pozitiv.

Ndërsa numri i të vdekurve ka arritur në 2 mijë e 845.

Vetëm dje u regjistruan 410 raste të reja, ndërsa edhe 12 persona humbën jetën si pasojë e infektimit me COVID-19.

Ndërkaq, numri i të shëruarve ka kaluar shifrën 140 mijë.

Mirëpo po rritet edhe numri i të vaksinuarve. Deri tani mbi një milion doza të vaksinës janë administruar nëpër qendrat e vaksinimit.

Aktualisht janë në fuqi masat restriktive të vëna nga qeveria Kurti të cilat do të jenë në fuqi deri më 26 shtator.

Varësisht nga situata epidemiologjike, pritet të ketë lirim të tyre, varësisht edhe nga numri i të vaksinuarve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here