Një person është lënduar si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur sot në rrugën e Reqanit në Prizren.
Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Prizren, Fadil Gashi.
“Deri te ky vetaksident ka ardhur për shkak se nuk janë përshtatur kushtet dhe rrethanat e rrugës. Një person wshtë lënduar, i cili është trajtuar më pas në spitalin rajonal, dhe më pas është liruar”.
Zëdhënësi i Policisë njoftoi se policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet që kanë ardhur deri te ky vetaksident.