Në ceremoninë e shugurimit të Mitropolitit të Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, Joanikije, priftërinjtë kënduan një këngë, në tekstin e së cilës thuhej “kur ushtria kthehet në Kosovë”.
Në lidhje me këtë ka reaguar edhe ish- kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha. Ai me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan këto thirrje luftënxitëse janë dëshmi e projektit për Serbinë e Madhe.
“Keto thirrje Vuçiç me zedhenesit e tij te zi qe perdorin librin e shenjte si Kallash i leshon ne nje kohe kur ka rrethuar Kosoven me klika shqiptare dhe shqiptaro-maqedonase me ne krye vasalet e tij Zografi Bis Zaev,” shkruan Berisha.
Ai ndër të tjera i ka bërë thirrje NATO-s dhe Komunitetit Ndërkombëar të nisin një minutë e më parë procedurën e dërgimit në Gjykaten e Hagës të frymëzuesit të genocidit serb në Bosnjë dhe Kosovë ish Geobelsit te Milloshviçit dhe mëkëmbësit të Sheshelit, Aleksander Vuçiç.
Postimi i plotë nga Sali Berisha:
Ushtria ne Kosove!
Thirrja luftenxitese e Kishes serbe!
Miq, Kisha Serbe instrument i nacionalizmit te verber serb me urdher te presidentit te serbomadhise Vuçiç u fryne borive te konfliktit te ri ne Ballkan!
Ajo shfrytezoi dje ceremonine e fronezimit te kreut ri te saj per Malin e Zi epishkopit Joanikije per te bere thirrje me gojen e ketij te fundit per futjen e ushtrise pushtuese serbe ne Kosove dhe ndezjen keshtu te nje konflikti te ri ne Ballkan. Keto thirrje luftenxitese jane deshmi e qarte e politikes se Serbomadhise qe ndjek Aleksander Vuçiç dhe perdorimit nga ana e tij e te gjitha mjeteve per realizimin e projektit te tij te Serbise se Madhe.
Keto thirrje Vuçiç me zedhenesit e tij te zi qe perdorin librin e shenjte si Kallash i leshon ne nje kohe kur ka rrethuar Kosoven me klika shqiptare dhe shqiptaro-maqedonase me ne krye vasalet e tij Zografi Bis Zaev.
Keto thirrje kushtrim lufte jane jehone e deklaratave te qarqeve ultarnacionaliste serbe te nxitura nga vet Vuçiç se pas Afganistanit radhen e ka Kosova.
Me keto thirrje te Kishes luftedashese serbe Presidenti i serbomadhise Aleksander Vuçiç kerkon te diktoje ne procesin e negociatave ne Bruksel.
Keto thirrje jane kembane e vertet alarmi per shqiptaret ne Kosove dhe kudo qe jane te ngrihen ne nivelin e vetdijes kombetare ndaj rrezikut qe kercenon kombin tone dhe Kosoven nga serbomadhi Vuçić dhe argatet e tij Zografi bis dhe Zoran Zaev.
Me kete rast i bej thirrje Natos dhe komunitetit nderkombetar te nisin nje minute e me pare proceduren e dergimit ne gjykaten e Hages te frymezuesit te genocidit serb ne Bosnje dhe Kosove ish Geobelsit te Milloshviçit dhe mekembesit te Sheshelit, Aleksander Vuçiç.