Home LAJME Tollovi në pikën kufitare në Morinë, sërish kolona të gjata të automjeteve për të hyrë në Kosovë

Tollovi në pikën kufitare në Morinë, sërish kolona të gjata të automjeteve për të hyrë në Kosovë

0
Tollovi në pikën kufitare në Morinë, sërish kolona të gjata të automjeteve për të hyrë në Kosovë

Janë bërë një javë që kur Qeveria e Kosovës vendosi masat e reja për luftimin e parandalimin e përhapjes së coronavirusit.
Pjesë e këtyre masave ishte edhe vendimi që për të hyrë në Kosovë çdo qytetar duhet të ketë certifikatë që është vaksinuar ose test PCR negativ për coronavirus.
E ky vendim ka bërë që sërish në pikat kufitare të kthehen kolonat e automjeteve sidomos në hyrje nga Shqipëria për në Kosovë.
Në redaksi të Televizionit të Prizrenit janë dërguar pamjet ku shihen kolona të gjata gjatë pasditës së djeshme.
Kujtojmë se të gjithë qytetarët që duan të hyjnë në territorin e Kosovës qoftë nga Shqipëria por edhe vendet tjera iu duhet dëshmia e vaksinimit ose testi RT-PCR, i kryer jo më larg se në 72 orët e fundit. /TV Prizreni.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here