Home VENDI Derdhje e betonit  në Landovicë, policia i shqipton 1000 euro gjobë kompanisë

Derdhje e betonit  në Landovicë, policia i shqipton 1000 euro gjobë kompanisë

0
Derdhje e betonit  në Landovicë, policia i shqipton 1000 euro gjobë kompanisë

Policia Rajonale e Prizrenit ka noftuar se sot, në rrugën magjistrale Krushe-Prizren, një kompani vendore e cila po transportonte beton, nga mos kujdesi i kompanisë ka pasur derdhje të betonit në Landovicë, duke penguar pjesëmarrësit në komunikacion.

Zyrtarë hetues nga njësia e trafikut rajonal në Prizren, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe pas verifikimit dhe hetimit të situatës, kanë konstatuar se derdhja e betonit është bërë nga një kompani ndërtimore vendore.

Hetuesit kanë kontaktuar me kompaninë e ndërtimit dhe të njëjtit e kanë pranuar kundërvajtjen e kryer, andaj në zbatim të ligjit për kundërvajtje sipas ligjit 05/L-088, neni 34, paragrafi 5, është shqiptuar gjobë në vlerë prej 1000 euro.   Kompania është detyruar të pastroj mbetjet e betonit në rrugë, të cilat janë derdhur nga kamioni dhe kanë shkaktuar penges për pjesëmarrësit tjerë në komunikacion. Tani rruga është e lire dhe pa pengesa, thuhet në njoftim nga Policia Rajonale e Prizrenit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here