Krasniqi pohoi se pas investimeve në rezevuaret me oksigjen janë shpëtuar shumë jetë të pacientëve.
Ai ka biseduar nga afër edhe me pacientët që janë të infektuar me COVID-19 që po marrin shërbime në këto spitale.
“Drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi, ka vizituar sot spitalet e përgjithshme, të Pejës dhe Gjakovës. Në takime është pritur nga Skender Dreshaj, drejtor i Spitalit të Pejës dhe Hilmi Shala, u.d. drejtor i Spitalit të Gjakovës”, njofton Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës përcjell Klankosova.tv.
“Gjatë vizitës në Spitalin e Pejës mori pjesë edhe dr. Hanumshahe Kingji, anëtare e Bordit Drejtues tē SHSKUK-së. Duke folur për investimet e bëra në spitalet e përgjithshme, drejtori Krasniqi, pohoi se pas investimeve në rezervuaret me oksigjen të lëngshëm, janë shpëtuar shumë jetë pacientësh”.
“Gjatë vizitës, ka parë nga afër punën në repartet COVID-19 të këtyre spitaleve dhe ka biseduar me disa nga pacientët që po marrin shërbime shëndetësore në këto spitale.Ai ka falënderuar të gjithë punëtorët e spitaleve që përkundër mbingarkesës, po kujdesen maksimalisht në ofrimin e shërbimeve shëndetësore për pacientët”.
“Drejtori i spitalit të Pejës dhe ai i Gjakovës, kanë njoftuar se në këto spitale vazhdojnë të trajtohen numër i madh i pacientëve me COVID-19. Ata kanë falënderuar drejtorin Krasniqi për investimet e bëra në këto spitale, si në rezervuaret me furnizim të lëngshëm me oksigjen, por mbështetjen dhe përkrahjen e vazhdueshme për spitalet e përgjithshme në furnizim me barna, material shpenzues dhe masa mbrojtëse kundër COVID-19”.
“Mes tjerash, drejtori i SHSKUK-së, tha se po zbatojnë planin për menaxhim të situatës me COVID-19, në QKUK, por edhe në spitalet e përgjithshme, në të cilat kapacitetet për trajtim të pacientëve me COVID-19, janë zgjeruar sipas nevojave që janë paraqitur.Ai theksoi se njëra nga synimet ka qenë që spitalet të trajtojnë pacientët me Covid-19 dhe mos të ngarkohet QKUK, e kjo ështē duke u realizuar me sukses. Duke folur edhe për rëndësinë e vaksinimit, ai ka ftuar të gjithë qytetarët që të vaksinohen, ngase është mundësia e vetme për ta mundur virusin dhe për ta tejkaluar këtë situatë”.