Pak qaste më parë ka ndodhur një aksident trafiku tek udhëkryqi i Zhurit, raporton TV Prizreni.
Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura, një Renault dhe një Alfa Romeo.
Si pasojë e aksidentit kanë mbetur katër të lënduar. Kalimtarët e rastit i kanë dërguar të lënduarit në Spitalin e Prizrenit.
Policia ka dalur në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.
