Home LAJME Rama: Shpresoj të mos na thonë ne të ndryshojmë emrin në Bullgari Perëndimore

Rama: Shpresoj të mos na thonë ne të ndryshojmë emrin në Bullgari Perëndimore

0
Rama: Shpresoj të mos na thonë ne të ndryshojmë emrin në Bullgari Perëndimore

Kryeminsitri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se themeluesit e Bashkimit Evropian in shtyrë nga idealizimi e qëllimet, ndërsa tash shtytja në BE është nacionalizimi e pulsi.

Rama në shaka ka thënë se shpreson që në fund mos t’i duhet Shqipërisë ta ndryshojë emrin në Bullgari Perëndimore.

“Në gjithë procesin e vendimmarrjes e diskutimet për zgjerimin, ka një elefant të madh në dhomë. Baballarët themelues ishin të shtyrë nga idealizimi dhe qëllimet, ndërsa tash shtytja është nacionalizimi e pulsi. Kur them nacionalizimi nuk them qeveri nacionaliste, por mendoj qeveri e liderë që janë të frikësuar nga nacionalizimi në shtetin e tyre. Para se të flasin, ata shikojnë pulsin, pasi nuk ka shpjegim tjetër që ne duket se jemi tepër të korruptuar kur ka zgjedhje në një shtet, e pas përfundimit të zgjedhjeve, thuhet se ai shtet është në rregull. Kur jemi mirë, atëherë është shteti tjetër që ka zgjedhje. Jam i sigurt se pasi të përfundojnë zgjedhjet atje, situata do të jetë më pozitive për Maqedoninë Veriore. Shpresoj të mos jemi ne që duhet të ndërrojmë emrin në Bullgari Perëndimore”, ka thënë Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here