Home LAJME Presidenti slloven kundër ndryshimit të kufijve, përkrah “Open Balkanin”

Presidenti slloven kundër ndryshimit të kufijve, përkrah “Open Balkanin”

0
Presidenti slloven kundër ndryshimit të kufijve, përkrah “Open Balkanin”

Në hapjen e panelit të pasdites të Forumit Strategjik të Bledit, presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor ka thënë se ndryshimi i kufijve në Ballkan është i papranueshëm.

Ai ka thënë se anëtarësimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor duhet të jetë prioritet për BE-në.

Pahor i ka quajtur ide të rrezikshme ndryshimin e kufijve.

“Besoj se ndryshimi i kufijve nuk mund të bëhet në mënyrë paqësore. Vetëm një zgjerim i shpejt i BE-së te shtetet e Ballkanit Perëndimor, mund të forcojë parimin e integritetit territorial, dhe sigurinë në rajon e më gjerë”, ka thënë Pahor.

Pahor ka thënë se duhet të jetë interes i dyanshëm si i BE-së ashtu edhe i shteteve të Ballkanit Perëndimor që Ballkani Perëndimor të përfshihet në familjen evropiane sa më shpejt të jetë e mundur. Shtyrja apo vonimi i zgjerimit mund të ketë pasoja të padëshiruara për dy palët.

Ai ka thënë se kanë interes gjeopolitik si BE-ja ashtu edhe shtetet e Ballkanit Perëndimor në këtë.

Pahor ka thënë se vonimi i procesit të zgjerimit të BE-së te shtetet e Ballkanit Perëndimor mund të ketë katër efekte negative: zbehjen e besimit të dyanshëm, ngadalësim të reformave, ngritje të nacionalizimit dhe hapja e rrugëve për ndikimin e të ashtuquajturave shtete të treta.

Pahor i dha përkrahje iniciativës për “Open Balkan”, duke thënë se e di që ka opinione të ndryshme rreth saj, por theksoi se ai mendoj se kjo është ide konstruktive.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here