Home LAJME Studimi nxjerr rezultate premtuese për dozën e tretë të “Pfizerit”

Studimi nxjerr rezultate premtuese për dozën e tretë të “Pfizerit”

0
Studimi nxjerr rezultate premtuese për dozën e tretë të “Pfizerit”
Vials with a sticker reading, "COVID-19 / Coronavirus vaccine / Injection only" and a medical syringe are seen in front of a displayed Pfizer logo in this illustration taken October 31, 2020. REUTERS/Dado Ruvic/Illustration - RC2JUJ9E758P

Një dozë e tretë e vaksinës “Pfizer-BioNTech” kundër koronavirusit shton mbrojtjen ndaj virusit në valën e shpërthimit të versionit Delta, sipas të dhënave të hershme nga Izraeli, ku doza shtesë nisi të administrohej në mes të korrikut.

Njerëzit që morën dozën shtesë kishin 48 deri 68 për qind më pak rrezik që të infektohen një javë deri 13 ditë pas imunizimit me dozë të tretë, krahasuar me ata që mbetën me të dy dozat, sipas të dhënave preliminare nga një studim i “Maccabi Healthcare”. Mbrojtja rritet me kalimin e kohës, me 70 deri 84 për qind ulje të rrezikut për testim pozitiv pas dy javësh deri 20 ditë që nga marrja e dozës së tretë.

Hulumtimi, i publikuar joplotësisht, ka adresuar çështjen e efikasitetit për dozën shtesë kundër infektimit dhe jo kundër përkeqësimit të gjendjes, sipas hulumtuesve.

Gjetjet kanë treguar se ata që mbrohen me dozë të tretë infektohen më vështirë.

Edhe shtete të tjera të fuqishme të botës, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britaninë e Madhe, kanë njoftuar se planifikojnë të administrojnë dozën shtesë kundër varianteve të reja të COVID-19

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here