Pas 6 vitesh, Bekim Muriqi nga Prizreni, sërish është futur në grevë urie para Doganës së Kosovës. “Pas 6 vitesh të plota sërish jam në grevë urie, për t’a mbrojtur kafshatën e gojës kundër Doganës së Kosovës për sektorin e pagasave në Prishtinë, pasi jam me dokumente në rregull në përputhje me Ligjin e Kosovës.
Apeloj tek ministri i Tregtisë dhe Industrisë dhe ngris zërin kundër sektorit të vlerësimeve të Doganës së Kosovës, se po më mohohet e drejta ime si qytetar i Republikës së Kosovës, që në këtë kohë pandemie si dhe me krizë ekonomike për mbivlerësim enorm me mbi 19000 dollarë”, ka shkruar ai në rrjetin social facebook.
Ndryshe, Bekim Muriqi nga Prizreni, para 6 vitesh ai ka mbajtur grevë urie para Doganës së Kosovës. Kjo, pasi që siç thotë ai që disa herë është duke ju mbivlerësuar malli nga ana e doganës në sektorin e vlerësimit .
Muriqi, ka një biznes të vogël privat që merret me autopjesë “NTP Feroda”, dhe herën e fundit kur i ka ardhur malli në doganë si edhe herëve tjera atij i është rritur vlera e mallit.
Ai pati deklaruar për media, se i ka të gjitha dokumentet në rregull por që në doganë nuk po ja marrin parasysh faturat e tij dhe se po i bëjnë vlerësim sipas tekeve të tyre.
Por , Adriatik Stavileci, zëdhënësi i Doganës për media, ka thënë se një gjë e tillë është bërë për shkak se ata besojnë që deklarimin të cilën e ka bërë personi në fjalë nuk përputhet me vlerat e tregut të cilat i ka brenda malli, kishte deklaruar ai.