Home LAJME Qeveria themelon trupë me 27 anëtarë për luftimin e COVID-19

Qeveria themelon trupë me 27 anëtarë për luftimin e COVID-19

0
Qeveria themelon trupë me 27 anëtarë për luftimin e COVID-19

Qeveria e Kosovës ka themeluar edhe një trup për futjen nën kontroll të pandemisë COVID-19.

Me vendim të Qeverisë, sot është themeluar Komitetii për koordinimin dhe vlerësimin e situatës me pandeminë COVID-19.

Sipas njoftimit, Komiteti kryesues do të ketë ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitinë, ndërkohë që gjithsej do të ketë 27 anëtarë.

Pos ministria Vitia, vetëm edhe dy emra janë bërë të ditur, Mehdi Sejdiu, këshilltar i zv.kryeministrit të parë dhe Naser Ramadani, drejtor i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.

Emrat tjerë për anëtarë të Komitetit do të delegohen nga ministritë dhe institucionet tjera, që me vendim të Qeverisë janë përfshirë në këtë trupë.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhjen elektronike në të cilën ka miratuar vendimin për themelimin e Komitetit për koordinimin dhe vlerësimin e situatës me pandeminë COVID-19 në vend. Ky vendim vjen një ditë pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare, që u mblodh për shkak të numrit të lartë të rasteve dhe vdekjeve nga COVID-19”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here