Drejtori i Inspektoratit në Komunën e Prizrenit, Edon Muçaj, përmes një shkrimi në Facebook ka njoftuar se nga sot Inspektorët komunalë do të jenë aktiv me zero tolerancë ndaj të gjitha bizneseve, institucioneve publike e private, të cilat nuk zbatojnë dhe respektojnë masat e reja të Qeverisë!, raporton TV Prizreni.
Ky është postimi i plotë:
Nga SOT hyjne ne fuqi masat e reja!
Drejtoria e Inspektorateve do të jetë pjesë e monitorimit të zbatimit të Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 andaj fton të gjitha institucionet e ndryshme private (bizneset) dhe institucionet e ndryshme publike që të respektojnë masat e reja të Qeverisë!
Ju lusim për zbatim!
ZERO Tolerancë!