Home LAJME Kurti: Është e pamundur që për një kohë të gjatë të mbyllet vendi

Kurti: Është e pamundur që për një kohë të gjatë të mbyllet vendi

0
Kurti: Është e pamundur që për një kohë të gjatë të mbyllet vendi

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka thënë se është vërejtur një koncentrim më i madh i rasteve të hospitalizuara dhe vdekjeve nga COVID-19 në disa komuna, pas së cilës Qeveria që ai drejton do të bëjë një analizë të hollësishme për të gjetur shkakun.

Ai në një konferencë për media sot pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare tha se do të mbajnë një mbledhje të veçantë të qeverisë për themelimin e komitetit për përcjelljen e gjendjes së pandemisë me coronavirus.

“Do ta kemi një mbledhje të veçantë të Qeverisë për të themeluar komitetin për vlerësim të situatës me COVID-19 në bazë të ligjit për luftimin e pandemisë. Gjithashtu, si qeveri do të përcjellim të dhënat dhe analizat e ndryshme, për çdo orë dhe jo për çdo ditë, pasi ka koncentrim në disa komuna të hospitalizimeve, por edhe të rasteve të vdekjes. Do ta bëjmë një studim se pse po ndodh kjo se sa në pjesën tjetër të Kosovës”, tha Kurti, përcell KP.

Kurti: Vdekja e 36 qytetarëve lajm i trishtueshëm, do të shqiptojmë më shumë gjoba për shkelësit e masave

Ai ndërkaq ka theksuar se Kosova ka buxhet të vogël dhe nuk e ka mundësinë e vendeve perëndimore që të mbyllen qytetarët dhe t’i financojë shteti

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here