Home LAJME LDK: 27 kandidatët për kryetarë dhe 870 për asamble u cerfitikuan nga KQZ, ne s’kemi probleme me ligjin

LDK: 27 kandidatët për kryetarë dhe 870 për asamble u cerfitikuan nga KQZ, ne s’kemi probleme me ligjin

0
LDK: 27 kandidatët për kryetarë dhe 870 për asamble u cerfitikuan nga KQZ, ne s’kemi probleme me ligjin

Lidhja Demokratike e Kosovës e sheh veten si favorite për t’i fituar të gjitha komunat në zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Ky vlerësim vjen pas certifikimit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të kandidatëve që garojnë në zgjedhje.

“Sot Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar të gjithë 27 kandidatët e Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetarë komunash dhe 870 kandidatë për asamble komunale. Lidhja Demokratike e Kosovës, për dallim nga partitë tjera nuk ka asnjë problem me ligjin sa i përket kandidatëve”, thuhet në kumtesë.

“LDK-ja, ka ekip të përgatitur mirë e të pastër para ligjit, ndaj dhe në të gjitha komunat është favorite për fitoren e madhe, e cila do të ndodh më 17 tetor”.

“Të dashur qytetarë, LDK-ja, po punon e angazhohet fuqishëm për tu rikthyer në vendin që i takon, në pozitën e saj origjinale – e para, me ç’rast kjo do të jetë edhe fitorja më e madhe e qytetarëve në çdo komunë”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here