Home PRIZRENI ME RAJON Dëmtohet 10 ditë pas përurimit pika turistike në Nashec, reagon kryetari Haskuka

Dëmtohet 10 ditë pas përurimit pika turistike në Nashec, reagon kryetari Haskuka

0
Dëmtohet 10 ditë pas përurimit pika turistike në Nashec, reagon kryetari Haskuka

Kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, përmes një postimi në facebook ka reaguar për dëmtimin e pikës së re turistike e cila është përuruar me datën 19 gusht të këtij viti.

Reagimi i plotë

Prizreni është i të gjithëve!

Mbrojtja e natyrës dhe e pronës së përbashkët publike është përgjegjësi e çdo qytetari. Këto pamje janë nga pika turistike e sapo inauguruar në Nashec, mbeturina dhe demolim i këndit të lojërave për fëmijë.

Jam i sigurt që këto nuk i kanë bërë fëmijët, por persona të pandërgjegjshëm të të cilëve iu pengon e mira, e bukura dhe e përbashkëta.

Falënderoj ekipet e Ekoregjionit që kanë dalur dhe kanë pastruar hapësirat, por demolimet tek këndi i lojërave dhe të pjesëve tjera vështirë rregullohen, andaj duhet t’i mbrojmë ato së bashku.

Prizreni është qytet i kulturës dhe shumica jemi për të bukurën. Do ta mbrojmë natyrën e bukur të Prizrenit, duke i izoluar keqbërësit. E mira, do ta mund të keqen!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here