Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi u ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë që të kenë qasje më serioze ndaj Luginës së Preshevës.
Ai përmes një postimi në rrjetin social Facebook, tha se këto dy qeveri nuk kanë kanë platformë dhe program shtetëror dhe nuk ndajnë buxhet të rregullt.
Kamberi tha se Qeveria e Republikës së Serbisë për Kosovën ka platformë dhe program shtetëror.
“Ndanë buxhet të rregullt, çdo vjet me qindra milliona euro dhe ka mekanizëm të veçantë qeveritar”, tha ai.
“Qeveria e Republikës së Serbisë për Luginën e Preshevës, ka platformë dhe program shtetëror, sado që letër e vdekur, ndanë buxhet të rregullt, sado që pamjaftueshëm”, shtoi Kamberi.
Tutje, Kamberi tha se Qeveria e Serbisë për Luginën e Preshevës ka edhe mekanizëm të veçantë qeveritar (Trupi Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë), sado që jofunksional dhe joefikas.