Vrasja e 18 vjeçares M.O në Ferizaj, ka nxitur reagime të shumta publike.
Deri tani, lidhur me këtë rast janë arrestuar dy të dyshuarit kryesor të kësaj vepre penale.
- Reklama -
Në Ferizaj dhe Prishtinë është protestuar, meqë rast u kërkua që në rastin e 18-vjeçares të vendoset drejtësia, kurse autorët të marrin dënimin e merituar.
Pas kësaj situate, Bashkësia Islame e Kosovës ka njoftuar se në hytben e xhumasë do të ligjerohet tema “Angazhimi familjar dhe kolektiv për luftimin e dhunës ndaj femrës”.
Kjo me rekomandim të kryetarit të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiut Naim ef. Tërnava.
- Reklama -