Home LAJME 500 euro gjobë për të infektuarin me koronavirus që doli në restorant

500 euro gjobë për të infektuarin me koronavirus që doli në restorant

0
500 euro gjobë për të infektuarin me koronavirus që doli në restorant

Policia në Pejë ka njoftuar se të mërkurën ka gjobitur me 500 euro një të infektuar me koronavirus i cili kishte dalë në një restorant dhe nuk kishte respektuar masat për izolim.

“Më datë 25.08.2021rreth orës 17:00, Policia e Stacionit Policor Pejë, është njoftuar se ne një Restorantin – lokal në lagjen e rajonit tre në Vitomericë të Pejës, ka qëndruar personi: B. H. i cili ishte i prekur nga COVID-19”.

“ Te njëjtit nga ana e Policisë i është shqiptuar fletë gjoba në shumë prej Pesëqindë Euro sipas dispozitave te Ligjit për parandalimin dhe luftimin e Pandemisë COVID-19”.

Policia me këtë rast apelon tek te gjithë qytetaret qe te respektojnë vendimet e Qeverisë dhe të IKSHPK-së.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here