Në 111 vjetorin e lindjes së Nënë Terezës, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se Gonxhja është emër botëror dhe shembull i mirësisë.
Kurti bashkë me ministrin Hajrullah Çeku dhe Rozeta Hajdari kanë marrë pjesë në manifestimin e Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve.
“Ajo ishte një nga nënat shqiptare që me bujari i ndihmoi atë që kishin nevojë. Ajo frymëzoi me mijëra e milionë njerëz. Ajo me lutje na përcjell edhe sonte në rrugën tonë si komb. Gonxhja lindi shqiptare në këto treva. Ajo është një shembull dhe e shenjta e mirësisë”, ka thënë Kurti.
Në sheshin “Nënë Tereza”, Don Lush Gjergji ka thënë se Nënë Tereza kishte mbi 130 shpërblime ndërkombëtare.
Sipas tij, ajo ka nderuar popullin shqiptar, duke shpërfaqur të mirat e kombit.