Mbrëmjen e së hënës, para objektit të Komunës në Ferizaj, janë vendosur qirinj që shfaqin një zemër të thyer, poshtë shkrimit “Marigona”. Kjo është realizuar nga të rinjtë në Ferizaj për të ndarë dhembjen me rastin tragjik të vrasjes së 18 vjeçares, njofton Klankosova.tv.
“Dhjetëra të rinj nën organizimin e Sektorit të Rinisë të Komunës së Ferizajt, ndezën sonte qirinjë në sheshin e qytetit të Ferizajt, duke ndarë dhembjen me rastin tragjik të vrasjes së 18 vjeçares në Ferizaj.” shkruhej në një postim të Komunës së Ferizajt në Facebook .
Tutje kërkohej dënim për kryerësit e veprës e drejtësi për viktimën.