Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka mbajtur një konferencë për media lidhur me rastin e vrasjes së 18 vjeçares në Ferizaj.
Kryeprokurori Shukri Jashari thotë se ndaluar njëri i dyshuar për këtë rast, derisa tjetri është në kërkim.
Jashari thotë se ka prova të mjaftueshme për të përfshirët në këtë vrasje
“Personi i dyshuar me inicialet D.K. ka pasur edhe në të kaluarën precedent penal por që rastet janë gjykuar dhe nuk ka më dosje të hapur. Kurse personi tjetër me iniciale A.S ka një precedent për tentim vrasje por që ende nuk është mbajtur ende shqyrtimi gjyqësor”, deklaroi Jashari.
Ai thotë se njëri i dyshuar është me banim të përkohshëm në Zvicër.
“Personi me inicialet A.S. jeton në vendbanim të përkohshëm në Zvicër. Dyshohet se ai ka qenë në një veturë me targa zvicerane. Me rëndësi që njëri është arrestuar, dhe personi tjetër me iniciale D.K. shumë shpejt do të arrestohet nga policia”.
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Ferizajt, Shukri Jashari thotë se nuk ka pasur ndonjë ankesë se e ndjera ka qenë duke bashkëjetuar me forcë me të dyshuarin për vrasje.
Ai thotë se në banesën e njëri të dyshuar janë sekuestruar pajisje telefonike por që në banesë nuk ka pasur armë.
“Rasti ka ndodhur në banesë dhe më pas viktima është dërguar në spital, ku të dyshuarit kanë ikur menjëherë”, deklaroi Jashari.