Në Gjilan nga 24099 testime, 8141 kanë rezultuar pozitivë, 6672 janë shëruar, 152 qytetarë e kanë humbur betejën, 1416 raste janë aktive, 91 pacientë po trajtohen në Spitalin e Përgjithshëm, 35578 persona janë vaksinuar, ndërkaq 221 mostra janë në pritje për rezultat.
Kryetari i kësaj komune, Lutfi Haziri, u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen.
Haziri në një postim në ‘Facebook’, ka shkruar se e vetmja mënyrë e parandalimit të infeksionit me Covid-19, është vaksinimi.
Postimi i plotë i Hazirit:
Qytetarë të dashur të Gjilanit, gjendja me COVID-19 në komunën tonë, sikur edhe në tërë Kosovën, është alarmante. Ju lutem shumë që të vaksinoheni në mënyrë masive sepse është e vetmja mënyrë parandalimit të infeksionit me COVID-19. Po ashtu, apeloj që t’i zbatoni masat kundër përhapjes së këtij virusi.
Gjendja e përgjithshme në Gjilan që prej fillimit të pandemisë COVID-19 është si vijon: nga 24099 testime, 8141 kanë rezultuar pozitivë, 6672 janë shëruar, 152 qytetarë e kanë humbur betejën, 1416 raste janë aktive, 91 pacientë po trajtohen në Spitalin e Përgjithshëm, 35578 persona janë vaksinuar, ndërkaq 221 mostra janë në pritje për rezultat.