Nesër në vendin tonë do të mbizotëroj moti kryesisht me diell.
Kjo u bë e ditur nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës i cili tha se temperaturat minimale do të jenë nga 11 deri në 13 gradë celsius.
Temperaturat maksimale gjatë ditës së nesërme parashihen të lëvizin në mes 28 dhe 30 gradë celsius.
Qytetet me motin më të nxehtë për nesër do të jenë Gjakova dhe Prizreni me 13 gradë celsius minimale dhe 30 gradë celsius ato maksimalet.
Indeksi UV vazhdon t’i mbajë vlerat e larta. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare.
