Home LAJME Gashi-Kurtit: Kryeministër, ku je gjersa po të ngriten struktura paralele?

Gashi-Kurtit: Kryeministër, ku je gjersa po të ngriten struktura paralele?

0
Gashi-Kurtit: Kryeministër, ku je gjersa po të ngriten struktura paralele?

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Arben Gashi, ka kritikuar kryeministrin e vendit Albin Kurtin, pasi që sipas tij ky i fundit nuk e tha asnjë fjalë për zhvillimet e fundit në vend dhe kishte zero përgjegjësi nga qeveria të cilën ai e udhëheq.

Gashi kritikoi Kurtin duke thënë se ai kishte shumë fjalë e një qëllim, votat.

““Na ishte seç na ishte një politikan”, i cili kishte fjalë shumë e një qëllim, votat. Tani asnjë fjalë, përgjegjësi assesi, e reagim kurrsesi”, shkroi Gashi në llogarinë e tij në Facebook.

Kujtojmë se Qeveria e Serbisë ka investuar një shumë prej mbi 6 milionë eruo për ndërtimin e objektit të të ashtuquajturit “Universiteti i Prishtinës me seli të përkohshme në Mitrovicë”, ku dje pjesëmarrës në vënien e gurthemelit të këtij objekti ishte edhe ministri për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë e Kosovës, Goran Rakiq.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here