Kosova po shton kapacitetet për të pranuar refugjatët afganë, ka thënë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një intervistë për televizionin britanik “SkyNews”. Ajo nuk ka treguar një shifër se sa mund të vijnë, por u shpreh bindur se grupin e parë mund ta akomodojnë në një nga lokacionet e parapara.
“Jemi veçse gati të pranojmë refugjatët e parë. Çfarë po bëjmë tani është se po rrisim kapacitetet ashtu që të mund të pranojmë më shumë. Nuk mund të përmend numrin final deri të studiojmë ato dhe çdo lokacion në Kosovë që mund t’i marrë ata. Është çështje ditësh, por jemi gati t’i pranojmë grupin e parë, kështu që do të varet nga ajo se si aranzhohet transporti i tyre nga SHBA-ja”, ka thënë Osmani