Amerika i ka dhuruar Kosovës dozat e para të vaksinave kundër Covid-19.
Në oborrin e IKSHPK-së i pranishëm ishte edhe ambasadori Kosnett, bashkë me kryeministri Kurti e presidenten Osmani.
35 mijë vaksina Pfizer nga programi Covax do të jenë në shërbim të institucioneve shëndetësore në Kosovë menjëherë në fazën e vaksinimit masiv të popullatës.