Home LAJME Erdogan: Evropa të marrë përgjegjësinë për afganët, Turqia s’është “depo e refugjatëve”

Erdogan: Evropa të marrë përgjegjësinë për afganët, Turqia s’është “depo e refugjatëve”

0
Erdogan: Evropa të marrë përgjegjësinë për afganët, Turqia s’është “depo e refugjatëve”

Presidenti turk, Rexhep Taip Ergogan i ka bërë thirrje vendeve evropiane që të marrin përgjegjësitë për afganët që ikin nga vendi, duke paralajmëruar se Turqia nuk ka asnjë detyrim të jetë “depo e refugjatëve në Evropë”.

“Evropa e cila është bërë qendra tërheqëse për miliona njerëz, nuk mund të qëndrojë jashtë këtij problemi duke mbyllur kufijtë e saj vetëm për të mbrojtur mirëqenien e qytetarëve të saj. Me këtë sjellje, Evropa po i kthen shpinën vlerave njerëzore,” tha Erdogan.

Turqia ka mirëpritur rreth 5 milion të huaj, përfshirë 3.6 milion sirianë dhe 300 mijë afganë,” shtoi Presidenti.

Presidenti tha se “nëse është e nevojshme Turqia do të jetë e hapur për takim me qeverinë që do të formohet nga talibanët.

“Rreth 500 shtetas turq janë evakuuar së fundmi nga Afganistani, dhe rreth 300 të tjerë që ndodhen ende aty pritet të evakuohen së shpejti,” shtoi Erdogan.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here