Ambasada amerikane në Kosovë e ka vazhduar njoftimin për qytetarët lidhur me vërtetësinë e vaksinës kundër COVID-19.
Në njoftimin e kësaj ambasade thuhet se marrja e vaksinës nuk e bën trupin tonë magnetik.
“Marrja e vaksinës COVID-19 nuk të bën magnetik, përfshirë edhe anën e vaksinimit ku zakonisht është krahu. Vaksinat COVID-19 nuk përmbajnë përbërës që mund të prodhojnë fushë elektromagenike në vendin e injektimit. Të gjitha vaksinat COVID-19 janë të lira nga metalet”.
Can receive a COVID-19 vaccine cause you to be magnetic? NO.
Receiving a COVID-19 vaccine will not make you magnetic, including at the site of vaccination, which is usually your arm. https://t.co/TbBqJn8W83 pic.twitter.com/H5WmpgLPrb— U.S. Embassy Pristina (@USEmbPristina) August 19, 2021