Home LAJME IKSHPK bën apel për vaksinim

IKSHPK bën apel për vaksinim

0
IKSHPK bën apel për vaksinim

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës ka bërë apel për qytetarët e Kosovës duke i kërkuar që të vaksinohen për tu mbrojtur nga infektimi me koronavirus, tashmë edhe variantit më të ri Delta i cili është përhapur me shpejtësi në Kosovë.

Sipas IKSHPK-së rastet pozitive me variantin Delta janë dominante, njofton Klankosova.tv.

“Virusi bartet shumë shpejt prej një personi në dhjetëra persona tjerë me pasoja që në të shumtën e rasteve mund të jenë fatale e që fatkeqësisht preken edhe fëmijët”, thuhet në njoftimin e tyre.

Sipas tyre vaksinimi është metoda më e mirë më e lirë dhe më efikase në luftën kundër COVID-19, andaj edhe masivisht duhet të bëhet vaksinimi i qytetarëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here