Përmes një postimi në facebook, ka reaguar rreth kritikave nga partitë politike për procesin e vaksinimit në Prizren, drejtori i QKMF- së, Xhevat Elezkurtaj.
Postimi i plotë:
Reagim ndajë një komunikate
Nuk dua të shaj askënd, sepse nuk po flas për politikë e as për fushatë, por dua të pasqyrojë gjendjen reale ç’po ndodhë ne Qendrën e Vaksinimit:
– Ekipet tona të vaksinimit prej datës 2 prill 2021 deri me datën 17.08 2021 kanë vaksinuar gjithsejtë 36000 persona me dozën e parë dhe rreth 16000 me dozën e dytë e që në total i bjerë 51000 vaksinime.
-gjatë kësaj kohe nuk kemi pasë asnje komplikim serioz
-ne kemi propozu që vaksinimi të realizohet në 10 qendra tona, por Komiteti për Vaksinim në nivel Republike na ka obliguar që në emër të vaksinimit masiv ajo të bëhet në një sallë sportive ( salla më e madhe në qytet)
-terminet nuk bëhen nga ana e ekipeve tona por nga ana e platformës e-kosova të cilën e menaxhon Prishtina.(numri i termineve është mbi 2500 ne ditë
ndërsa kapacitetet tona janë për 1700)
-terminet nuk respektohen nga ana e popullatës
-rendin nuk e mbajnë mjekët por duhet ta mbajë vetë populli dhe organet e sigurimit dhe policia
-deri me tani kanë ndodhur vetëm dy raste të mos respektimit të këtije kriteri: rasti i parë kur ka pasë defekt të rrymës elektrike dhe rasti i dytë ka ndodhur kur ka pasë nje moskoordinim të organeve të sigurisë dhe popullata edhe pse e ka pasë vendin në tribuna ku edhe janë karrigat për qendrim ështe rreshtuar ne plato.
Te të dy rastet këto parregullsi kanë zgjatur disa orë (fotot e postuara janë nga këto dy raste).
Ne Qendrën e Vaksinimit nuk rrezikohet shëndeti i popullatës por po mbrohet ajo me imunizim-vaksinim.
Popullata ështe e rrezikuar nga mbi 1000 dasma qe janë bërë në Komunën tonë ku secila i ka pasë nga 300 mysafirë.
Popullata ështe e rrezikuar nga dyndjet masive në bregdetin shqiptar
-sheshet,restorantet, rrugët, parqet, tubimet elektorale
kafiteritë ,klubet e natës,ceremonitë mortore,që janë vatër e infeksionit dhe ata e rrezikojnë shëndetin e jo vaksinimi.
-prapë do të ketë ndoshta numër të shtuar të njerëzve që dëshirojnë të vaksinohen, por rendin le ta mbajnë ata vetë ,ata ti zbatojnë masat e mbrojtjes (maska , distanca të cilët në kohën kur ka dalë kjo komunikatë s’kanë qenë në fuqi), rendin e mbanë policia dhe populli e jo mjeku.
-23 ekipet tona janë 12 orë në punë intensive pa asnjë shpërblim shtesë dhe i kanë vaksinuar mbi 50000 njerëz. Ata janë njerëzit tanë dhe ështe mëkat kur i sulmoni . Ata s’po bëjne politikë por po e kryejnë punën e vetë. Ju bëni politikë dhe ishalla fitoni por mos i shani ata djemë dhe vajza se ju vret ZOTI.
Na leni t’ i vaksinojmë edhe 30000 persona sa na kanë ngelur pa vaksinuar, ngase spitalet dhe ambulancat janë plotë me pacientë që kanë frymëzënie dhe nuk e kanë mendjen se cila parti duke sharë njëra tjetrën do fitojë.
Ndërsa ne do vazhdojmë vaksinimin dhe ju sigurojmë se jemi në rrugë të duhur për të realizuar këtë projekt nacional, ndërsa ju na ndihmoni duke na dërguar vullnetarë me mjekë dhe staf ndihmës nga kuadrat tuaja partiake.