Të mërkurën në Kosovë janë vaksinuar 22.120 qytetarë me vaksinën anti-COVID, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë.
Sipas të dhënave të MSH-së në total në Kosovë janë administruar 644.748 vaksina.
221.042 qytetarë janë vaksinuar me dy doza të vaksinës anti-COVID. Ndërkohë 202.664 janë vaksinuar me një dozë.
Të hënën ishin vaksinuar 21.903 qytetarë, që ishte rekord. Ndërkohë të martën janë vaksinuar 20.358.
Është dita e tretë rresht me mbi 20 mijë të vaksinuar.