Këngëtarja e njohur Blendona Sylaj dhe këngëtari Bujar Mustafa, javë më parë kanë bashkuar forcat dhe kanë sjellur projektin e tyre më të ri të titulluar “Nuse me dashni” ,me një interpretim të mrekullueshëm nga ana e dy këngëtareve dhe me një videoklip të punuar deri në detaje.
Kënga është pritur mjaftë mirë nga publiku, ka pasur shumë komente pozitive, që padyshim do të pëlqehet shumë dhe do të jetë njëra ndër hitet e kësaj vere.
Për videoklipin është përkujdesur Urban Graphics, tekstin e shkroi Edon Sejdiu, muzikën dhe orkestrimin ua kanë besuarBesnik Zikollit dhe është publikuar në kanalin zyrtar në “Youtube” të Baresha music.
Këngën e plotë mund ta gjeni më poshtë, dëgjim të këndshëm.