Mungesa e reagimit të presidentit amerikan Joe Biden, lidhur me situatën në Afganistan, është kritikuar shumë nga masa.Megjithatë ai sot është duke iu drejtuar kombit, pasi edhe gjatë ditës kabineti i tij kishte paralajmëruar se do të ndodhë një gjë e tillë, transmeton Telegrafi.“Ekipi im dhe unë po e përcjellim situatën në Afganistan dhe planifikojmë të gjitha mundësitë – përfshirë edhe rënien e shpejtë që aktualisht po zhvillohet. Por, fillimisht dua t’ju rikujtoj se si ka ardhur deri te kjo. Kemi shkuar në Afganistan 20 vite më parë me qëllim të qartë – të kapim kryesit e sulmeve terroriste të 11 shtatorit. Atë edhe e kemi bërë. I kemi dhënë fund Al Qaedas në Afganistan. Qëllimi ynë mbetet ai që ka qenë edhe më parë – të parandalojmë sulmet terroriste në tokën tonë”, ka thënë Biden.
“Sot kërcënimi terrorist ka metastazuar jashtë kufijve të Afganistanit. ISIS ka tentuar të formoj kalifatin në Siri dhe Irak. Këto kërcënime kanë shpenzuar kujdesin dhe resurset tona”, ka thënë presidenti amerikan.