- Reklama -

MZHR nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Caritas-in Zviceran për avancimin e zhvillimit rajonal socio-ekonomik në Kosovë

Ministri i Zhvillimit Rajonal z.Fikrim Damka se bashku me Dr. Gerhard Schaumberger, Drejtor i Caritas-it Zviceran në Kosovë dhe z. Kreshnik Basha, zv/drejtor dhe Program Menaxher për Kosovë, sot me datë nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit tre (3) vjeçare për të kontribuar në avancimin e zhvillimit rajonal socio-ekonomik në Kosovë. Qëllimi i kësaj marrëveshje është koordinimi i aktiviteteve dhe mbështetja e njëri-tjetrit në promovimin e një rritjeje të balancuar socio-ekonomike rajonale në Kosovë në përputhje me prioritetet e MZHR-së dhe CACH.

Për më tepër, përcakton bazën për mënyrat e ardhshme të bashkëpunimit dhe bashkëfinancimit të projekteve nga CaCH dhe MZHR, në kuadër të projekteve të miratuara. Ky është një bashkëpunim i cili vendoset për një periudhe tre (3) vjeçare implementimi, ku MZHR do të kontribuoj me bashkëfinancim në vlerën prej 40 % të vlerës totale. Ky bashkëfinancim do të mbështesë projektet kapitale, bizneset, ngritjen e kapaciteteve si dhe kosto tjera administrative apo të burimeve njerzore në kuadër të objektivave që kanë këto projekte. Palët gjithashtu u dakorduan për të koordinuar aktivitetet në lidhje me zbatimin e projekteve për zhvillimin rajonal, në fushën e integrimit, gjenerimin e të ardhurave dhe ndryshimet klimatike. MZHR dhe Caritas-i Zviceran, me nënshkrimin e memorandumit të bashkëpunimit e cila ka vlerë prej 2.6 Milion euro shprehin dëshirën për të kontribuar në avancimin e zhvillimit rajonal socio-ekonomik në Kosovë, duke synuar përmirësimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimin e ndërsjellë, duke përfshirë fushat e bashkëpunimit në çështjet e Integrimit, Gjenerimit të të Ardhurave dhe Ndryshimeve Klimatike, duke siguruar shkëmbimin e përvojës, duke përfaqësuar interesin publik dhe interesat e përbashkët në shërbim të zhvillimit të marrëdhënieve dhe politikave që synojnë rritjen e zhvillimit të balancuar rajonal, njoftoi Kreshnik Basha, zv/drejtor i Caritas-it Zviceran dhe Program Menaxher për Kosovë.

- Reklama -

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort