Home LAJME Suharekë: Gjuan me armë në një aheng familjar, arrestohet nga policia

Suharekë: Gjuan me armë në një aheng familjar, arrestohet nga policia

0
Suharekë: Gjuan me armë në një aheng familjar, arrestohet nga policia

Policia Rajonale e Prizrenit në një komunikatë për media ka njoftuar se në fshatin Bllacë të Komunës së Suharekës, gjatë ahengut familjarë (dasmës), policia në Suharekë ka pranuar  një informacion se ka të shtëna nga arma e zjarrit.

Zyrtarët policorë intervenuan menjëherë dhe dolën në vendin e ngjarjes duke identifikuar edhe personin e dyshimtë i cili kishte shtënë me armë zjarri. I njëjti pranoj dhe në vendin e ngjarjes e dorëzoj një pistoletë të tipit Zoraki Mod 914 B, kalibër 8 mm, një karikator dhe një gëzhojë të shkrepur nga e njëjta armë.

Në lidhje më këtë rast policia e informoj prokurorin e shtetit dhe filloj një kontroll. Gjatë realizimit të kontrollit, një person tjetër i dyshimtë u gjet në posedim të armës AK47, kalibër 7.62 mm.

Policia sekuestroj në cilësinë e provës materiale armët e gjetura, ndërsa të dyshimtit N.G i lindur në vitin 1969 dhe H.G i lindur në vitin 1977, u ndaluan në mbajte në afat prej 48 orë.

Rasti është duke u hetuar. Përkundër thirrjeve dhe projektit “Festo me zëmër dhe jo me armë”, persona të dyshimtë përdorin armë zjarri duke rrezikuar jetën e pjesëmarrësve në ahengje familjare dhe qytetarët për rreth, aty ku banojnë. Policia do të reagojë fuqishëm në të gjitha rastet e paraqitura, thuhet në njoftim./tvprizreni.net/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here