Ditën e shtunë në QKMF është duke u mbajtur aktiviteti i radhës nga Kujdesi Parësor Shëndetësor në Prizren, check- up për zbulimin e hershëm të kancerit të prostatës. Sipas drejtorit të QKMF- së, Xhevat Elezkurtaj, numri i qytetarëve të interesuar për kontrolle është i lartë. “Eshtë duke vazhduar check-up për zbulimin e kancerit të prostatës ne QKMF-Prizren. Numri i të interesuarve ështe mjaftë i madhë.
Falënderojmë personelin shendetësor dhe atë të laboratorit për realizmin e këtij aktiviteti shëndetësor me rëndësi diagnostike. Ky check-up realizohet gratis.”, ka njoftuar përmes një postimi në facebook, drejtori Elezkurtaj.