Rreth 40 për qind e popullatës në Kosovë e ka kaluar COVID-19, bazuar në të dhënat që ka nxjerrë një hulumtim i kryer nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.
Naser Ramadani, drejtor i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, ka thënë në një konferencë për media se rezultatet kanë dalë nga testimi i 2239 personave në 34 komuna të Kosovës.
Sipas rezultateve preliminare, ai ka thënë se 1.4 për qind e atyre që janë testuar kanë rezultuar pozitiv në testin se janë të infektuar në kohën aktuale.
Ndërkaq hulumtimi ka nxjerrë se 38.8 për qind e të testuarve kishin dalë pozitiv në testin që tregon se kanë antitrupa ndaj COVID-19.
Ai ka rekomanduar që për të arritur imunitetin kolektiv, “masa më efikase mbetet vaksinimi”.
Deri tash në nivel vendi janë regjistruar 112 mijë e 653 raste pozitive, me 105 mijë e 963 prej tyre që janë shëruar. 2276 persona kanë humbur jetën. Janë edhe 4414 raste aktive.