Home SPORT I përlotur, Lionel Messi konfirmon largimin nga Barcelona

I përlotur, Lionel Messi konfirmon largimin nga Barcelona

0
I përlotur, Lionel Messi konfirmon largimin nga Barcelona

Lionel Messi ka konfirmuar largimin nga Barcelona.

I emocionuar dhe i përlotur, Messi në një konferencë për media ka thënë se çështja e largimit të tij nga klubi katalan është e mbyllur.

“Përshëndetje të gjithëve. Ditëve të fundit kam menduar se çfarë do të mund të thosha. është shumë e vështirë për mua pas kaq shumë viteve të kaluara këtu. Nuk jam i gatshëm për këtë”, ka thënë Lionel Messi, para se të shpërthente në lot.

“Isha I bindur se do të vazhdoja. Unë jam këtu që nga mosha 13-vjeçare. Unë kam kaluar 21 vite këtu me familjen time. U jam mirënjohës klubit dhe të gjithë bashkëlojtarëve. Gjithmonë e kam dhënë më të mirën për këtë klub që kur kam ardhur. Ju jam mirënjohës për mbështetjen që e kam pasur këtu”, tha tutje ai.

I pyetur nëse mund të qëndrojë në Barcelonë, Messi ka thënë se nuk ka kthim prapa.

“Nuk ka kthim prapa. Duhet ta pranoj. Nuk dëshiroja të largohesha sepse është klubi që e dua. Nuk e kam gënjyer askënd këtu. Vitin e kaluar dëshiroja të largohesha por jo sivjet”, theksoi Messi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here