Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit përmes një postimi në Facebook, ka publikuar disa pamje nga edicioni i 20-të i Festivalit më të madh të Filmit Dokumentar dhe të Shkurtë në vend DokuFest, i cili ka filluar mbrëmë në qytetin e Prizrenit. Të pranishëm në këtë ngjarje ishin Kryeministri i Kosovës, z. Albin Kurti, ish-Presidentja e Kosovës, znj. Atifete Jahjaga, Kryetari i qytetit të Prizrenit, z. Mytaher Haskuka, Ministri i Shëndetësisë z. Arben Vitia, Ministri i Mbrojtjes z. Armend Mehaj, zëvdendësministri i MKRS z. Sejnur Veshall dhe shumë zyrtarë të tjerë. “DokuFest” nisi me transmetimin e filmit dokumentar “Witches of the Orient” në Kinemanë Lumbardhi. Festivali do të prezantoj 106 filma nga 60 vende të ndryshme të botës të cilët do të konkurrojnë në 8 kategori garuese. Këtë vit filmat do të shfaqen në tetë kinema. DokuFest do të zgjasë deri më 14 Gusht.
Postimi i plotë:
Edhe “DokuFest” përmes një postimi në faqen e tyre zyrtare në Facebook, kanë falenderuar të gjithë pjesëmarrësit që ishin prezent në hapjen e këtij edicioni jubilar.
Postimi i plotë:
“Fryma të cilën e sjell ky festival në Prizren, është e papërshkrueshme…Falënderoj gjithë organizatorët e Dokufest-it, të cilët e kanë vendosur Prizrenin në hartën kulturore të rajonit, por edhe të Evropës, duke bërë kështu një promovim shumë të çmueshëm për Prizrenin, por edhe për Kosovën…”, është shprehur kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, në Facebook.
Postimi i plotë: